Gjirokastër, Bashkia ndërhyn tek kanalizimet, 600 Ha më shumë

bvcxccvbnProblem më i madh për fermerët e Gjirokastrës është ujitja. Shumë zona janë të thata dhe e vetmja shpresë janë rezervuarët dhe kanalet kulluese, të cilat gjatë 25 viteve të fundit janë dëmtuar.
Bashkia e Gjirokastrës realizoi një ndërhyrje për hapjen e disa prej këtyre kanalizimeve, të cilat shërbejnë për vaditjen e 600 hektarëve tokë bujqësore.

“Nga Bashkia e Gjirokastrës, tha inxhinieri, ka 25 vjet pa ndërhyrje në kanalet vaditëse. Në më pak se 6 muaj pasi morëm përgjegjësinë e këtij sektori të ri, bëmë të mundur që t’i vijmë në ndihmë sektorit të bujqësisë në kohën e duhur dhe momentin e duhur”

Ndërhyrjet  në sistemin e ujitjes dhe të kullimit vijnë në një moment tepër të rëndësishëm për fermerët dhe bashkia e qytetit parashikon shtim të sipërfaqes së tokës që ujitet në vend.