Gjirokastër, braktiset banesa e Musine Kokalarit

download9 muaj pas djegies nga zjarri i papritur, banesa e karakteristike e Musine Kokalarit nga zjarri është lene ne harrese te plote.

Duket se vetmit te cilët nuk mund ta harrojnë gjurmët, historinë dhe emrin jane trashëgimtaret te disidentes, te cilët edhe pse banesa tre kateshe është kthyer ne rrënoja, përkujdesen per pjesën e jashtme te saj, duke mos humbur shpresat per rindërtimin.

Zjarri qe ra ne banese, fatkeqësisht ne pak minuta shkrumboi gjithçka. Familja, e cila përkujdesej per ketë shtëpi nuk mori as nje ndihme. Apeli për te mos lene pas ate pjese te historisë se heroinës Musine Kokalari vjen ne përvjetorin e 32 te vdekjes se saj.