Gjirokastër, burri denoncon në polici largimin nga shtëpia të gruas me djalin 3-vjeçar

Tre ditë më parë një 23-vjeçare nga Gjirokastra është larguar nga banesa bashkë me djalin e saj 3 vjeç.

Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i saj, ndërsa policia ka nisur kërkimin për gjetjen e tyre.

Më poshtë njoftimi i Policisë Gjirokastër për ngjarjen.

Më datë 19.09.2017, shtetasi F.SH, vjeç 30 banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim se më datë 18.09.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja M.SH, vjeç 23, së bashku me djalin e mitur E.SH, vjeç 3, dhe nuk janë kthyer. Punohet për gjetjen e tyre.