Gjirokastër, çelet ekspozita “Qytetet e Kadaresë” (FOTOT)

13173541_1737326209884710_8496909786202586901_oNë kremtimet e vitit kulturor kushtuar Ismail Kadaresë në 80-vjetorin e lindjes, ekspozita Qytetet e Kadaresë, e konceptuar dhe ndërtuar nga Biblioteka Kombëtare, mbasi zhvilloi me sukses dy stacionet e saj të para në Tiranë dhe Prishtinë, udhëtoi drejt qytetit të Gjirokastrës dhe u çel sot më 13 maj në “Shtëpinë Kadare”. Ajo mbërriti në këtë qytet falë bashkëpunimit të këtij institucioni me Bashkinë e Gjirokastrës dhe Ministrinë e Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 20 maj.

Ekspozita synon të ndërtojë përmes titujve, pasazheve, librave por edhe imazhesh simbolike një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar. Natyrshëm, ekspozita “Qytetet e Kadaresë” e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në Kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, për të vijuar me qytetet e tjera që kanë lënë mbresë jo thjeshtë në jetën e autorit por sidomos në tekstet dhe krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj. Ato vijnë si qytete jo thjeshtë të përshkruara, por themelore në subjektet e prozës apo në fatet e personazheve të tyre, herë si qytete- kujtesë, herë si qytete-mungesë, herë si qytete-pushteti, herë si qytete-rinie, e herë si qytete-lirie.

13227730_1737326189884712_199220983810843791_o13173092_1737326466551351_2427872018321036937_o13217158_1737326463218018_2173607014384895482_o13227445_1737326533218011_8038298988794725799_o13177262_1737326519884679_1632832407599975319_n13239248_1737326513218013_853409203061857173_n