Gjirokastër, emërohet drejtori i ri te tatimet dhe spitali

Spitali-gjirokaster1-e1405604121936Pas shkarkimit të Armand Mamanit, në postin e drejtorit të spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është emëruar Krenar Kulla.

Ky i fundit mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Tatimeve, ndërsa për tre mandate ai ka drejtuar Komunën Qendër Libohovë.

Me largimin e Vangjel Tavos nga Partia Socialiste në vitin 2010, Krenar Kulla kaloi në radhët e LSI-së, pasi humbi garën për një tjetër mandat si kryekomunar në zgjedhjet e majit 2011.

Vendin e tij te Drejtoria e Rajonale e Tatimeve e zuri Ahmet Çabej, po nga radhët e LSI-së.