Gjirokastër, emërohet kreu i ri i Autoritetit Rrugor për jugun

Ka sërish lëvizje në radhët e drejtuesve të administratës publike në Gjirokastër. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se te Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Jugor, është emëruar sot Andi Shkurta. Ai pason në këtë institucion Aristotel Nonin, i cili ishte një prej emërimeve të Vangjel Tavos dhe që ende kishte mbetur në detyrë një vit pasi LSI doli në opozitë. Ndërkohë Andi Shkurta ka drejtuar më parë njësinë e OSHEE Gjirokastër, funksion nga i cili u dorëhoq në dhjetor të vitit të shkuar. Pritet që në ditët e ardhshme tē bëhet edhe emërimi i kreut të ri të Inspektoriatit të Punës, vend i mbetur vakant pas largimit të Flori Veliut.