Gjirokastër, emrat që ka propozuar anëtarësia e PD për deputetë

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në Gjirokastër mësohet se baza ka propozuar kandidatë Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli e Roland Bejko.Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova. PD-ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin.