Gjirokastër, familjarët e Ziver Veizit kërkojnë drejtësi për 21 Janarin: Kush i urdhëroi vrasjet?

Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Garda e Republikës. Grupi i zjarrit nën komandën e Ndrea Prendit, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, qëlloi protestuesit e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Në Gjirokastër sot janë bërë homazhe në varrin e Ziver Veizit. Familjarët e tij kërkuan drejtësi për ngjarjen kriminale. Sipas tyre drejtësia për 21 janarin nuk mbaron vetëm me ata që qëlluan drejt protestuesve, por duhet të japin llogari edhe ata që urdhëruan gardistët. Në homazhe morën pjesë edhe drejtues lokalë të PS-së.