Gjirokastër, Flamur Golemi “merr me të mirë” gazetarët

Kandidati i PS-së për deputet në Gjirokastër, Flamur Golemi ka postuar në Facebook një foto nga takimi që ai dhe kandidatët e tjerë zhvilluan sot me gazetarët.

Ndër të tjera ai shkruan se gazetarët duhet të jenë mbrojtësit e interesit publik dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta për çështje të interesit të përbashkët.

“Ndonëse nuk mund të biem dakord për çdo gjë, dhe kjo është shumë e shëndetshme në demokraci, gazetarët duhet të jenë në çdo rast gardianët e interesit publik. Është një vlerë e shtuar për Gjirokastrën fakti që ka një komunitet gazetarësh, të cilët punojnë për mediat lokale dhe kombëtare. Teksa i shpreh mirënjohjen time, i garantoj se në çdo rast do të jem i gatshëm të bashkëpunoj me ta për çështje të interesit të përbashkët, për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Golemi.

/ArgjiroLajm.net/