Gjirokastër, goditet bashkëshortja e gazetarit Telnis Skuqi

Bashkëshortja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar nga policia ndërsa ishte duke ecur në rrugë në prani të fëmijëve të saj.

Ola Skuqi 28 vjeç, gruaja e Telnis Skuqit, i strehuar me azil politik në Norvegji, është goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar hematoma në pjesë të trupit, si dhe plagë në fytyrë.

Gruaja ka qenë e shoqëruar me dy fëmijët e saj të vegjël ndërkohë që e gjithë skena, është ndjekur nga të miturit, të cilët janë traumatizuar.

Menjëherë e dhunuara, është drejtuar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, për të bërë denoncimin e ngjarjes në fjalë.

Familja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi, banon ende në Gjirokastër, në pritje të largimit nga Shqipëria pasi në Qershor të vitit të kaluar, Skuqi, kërkoi azil politik në një prej vendeve Norvegji, në kushtet e kërcënimeve me jetë që kishte marre ne Shqiperi.