Gjirokastër, ikën drejtori i Tatimeve, zëvendësohet nga një grua

Lëvizje në radhët e drejtuesve të institucioneve rajonale në Gjirokastër. Sot është zyrtarizuar dorëheqja e Ilir Metajt nga Drejtoria e Tatimeve, për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme.

Ai është emëruar drejtor i Kontrollit Tatimor për jugun. Metaj u bë drejtor i Tatimeve rreth dy vite më parë.

Gjatë kësaj periudhe Tatimet në Gjirokastër kanë patur një performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave, si dhe uljen e informalitetit.

Po kështu u menaxhua mirë edhe procesi i përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Në vend të Metajt në Tatime iu deleguan kompetencat një gruaje, Valbona Ruçi, e cila ka qenë pjesë e këtij institucioni edhe më parë.

Nuk dihet nëse ajo do të marrë emërim definitiv në të ardhmen apo është e përkohshme në atë pozicion.