Gjirokastër, inspektori kërcënon me jetë denoncuesin e prerjes së pyjeve (VIDEO)

Kërcënohet me jetë denoncuesi i prerjes së pyjeve në Grabovë të Përmetit.

Roland Lumani njëri prej denoncuesve të skandalit të prerjeve pa kriter të pyjeve në zonën e Grabovës në Përmet, është kërcënuar nga inspektorë të Shërbimit Rajonal të Pyjeve në Gjirokastër, mes tyre edhe Klajdi Rami.

Rreth një muaj më parë, Report TV, ka denoncuar rastin në fjalë përmes një kronike ku banorë të fshatit dhe kryeplaku, flisnin për masakrën e pyjeve në lartësitë e këtij fshati që ndodhet në kufi me Këlcyrën.

“Priten drutë pa asnjë lloj kriteri. Ka specie që janë dru të radhë që në zonën tonë janë drejt zhdukjes. Po i presin pas asnjë dallim, se ku e gjejnë mbështetjen një Zot e di. Fshati është ankuar, kanë ngritur probleme dhe si ka dëgjuar njeri”, tha Lumani.

Ndonëse egziston një moratorium që ndalon prerjen e pyjeve, një firmë po masakron kurorën e gjelbër të Përmetit duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm shprehen specialistët e pyjeve./report tv