Gjirokastër, ish-drejtori i burgut kandidon për deputet

Qamil Xhelili është kandidati i pestë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër.

Referuar CV-së së tij të depozituar në KQZ, Xheli thotë se ka përfunduar arsmin e lartë në vitin 2008 kur ai ishte 45 vjeç, në degën Administrim Publik, ndonëse nuk jepet emri i universitetit ku është diplomuar.

Sa i përket përvojës në punë, ai thotë se ka qenë drejtor i burgut (IEPV) në Tepelenë, edhe pse nuk specifikohet periudha kur e ka mbajtur këtë funksion.

Sa i përket angazhimeve të tij të tjera, Xhelili thotë se ka qenë anëtar i Kryesisë së PD-së në Tepelenë, anëtar i Këshillit Bashkiak Tepelenë, kryetar seksioni i PD-së etj.

Ndërkohë duke iu referuar formulari të dekriminalizimit, Qamil Xhelili rezulton i padënuar më parë. Ai ka jetuar jashtë vendit për një periudhë si emigrant në Greqi. Më poshtë CV-ja e tij dhe pjesë nga formulari i dekriminalizimit.

/ArgjiroLajm.net/