Gjirokastër, kapen 15 kg kanabis në sarbatorin e makinës, prangosen 2 persona

Policia e Gjirokastrës godet një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pikët kufitare “Tre Urat”, blutë bënë të mundur sekuestrimin e 15 kg kanabis në një automjet, ndërsa prangosën drejtuesin e mjetin dhe pasagjerin.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat”, në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Romeo Mëhilli me automjetin tip “Benz”, dhe pasgjer shtetasin Lorenco Zgjana. Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në SCANER” – informon policia.

Pas kontrollit në Skaner, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Romeo Mëhilli 22 vjeç dhe Lorenco Zgjana 22 vjeç, të dy banues në Lushnje.