Gjirokastër, kapen 6 refugjatë algjerianë dhe 1 maroken

Nuk ka ditë që të mos raportohet për ndalim klandestinësh në Gjirokastër.

Numri i tyre ka ardhur duke u shtuar, ndërsa pas përfshirjes së tyre në një tentativë për vjedhje në Dropull, ‘Delta Forcë’ ka zbarkuar në kufirin shqiptaro-grek.

Një ditë më parë në afërsi të fabrikës së qumështit “Gjirofarma”,  u kapën 3 shtetas të huaj 2 Algjeri dhe 1 nga Maroku, emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa në Gjirokastër, tek kryqëzimi i urës së “Viroit”,u kapën 4 shtetas nga Algjeria, edhe këta emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se i ka proceduar me urdhra largimi vullnetar drejt Greqisë, prej edhe nga kanë hyrë në territorin shqiptar.