Gjirokastër, largohet drejtori i Shëndetit Publik, Shpëtim Novi

Një ditë pas largimit të drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër, Dino Selimi, një tjetër drejtor ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Ai është Shpëtim Novi, drejtori i Shëndetit Publik. Largimi i është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, për t’i hapur rrugë përzgjedhjes me konkurs të drejtorit të ri.

Shpëtim Novi u emërua në këtë post një vit më parë pas vendit të lënë vakant nga Flamur Golemi i cili u zgjodh në krye të PS-së Gjirokastër. Më herët Novi ka qenë kryetar i PS në Cepo dhe nëpunës në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Gjirokastrës.