Gjirokastër, merr flakë makina tek Ura e Kardhiqit (FOTO)

Nje mjet është përfshirë nga flakët para pak minutash në rrugën nacionale Gjirokaster-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit.

Mjeti tip Hundai i përkiste shtetasit me inicialet V.Sh.

Burimet në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se makina është djegur plotësisht. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.