Gjirokastër, muzeu mbledh dëshmitë e luftës (Video)
November 27, 2014
					
Ne 70 vjetorin e çlirimit kalaja e Gjirokastrës po tërheq  vizitoret. Qe  ne  hyrje  te saj njihesh me trofe te luftës antifashiste nacional çlirimtare  te kapura nga forcat partizane. Nënkryetari i bashkisë se Gjirokastrës Odise Kote ka kërkuar nga banoret e qytetit te sjellin pranë muzeut jo vetëm sende te trashëguara te luftës, por edhe dëshmi ose kujtime. 
Interesanti mbetet burgu i kalasë, edhe ky pjese e muzeut, ne qelitë e te cilit ende rruhen shkrimet e te burgosurve. Por ne 70 vjetorin e çlirimit nuk u gjend mundësia e sigurimit te nje fondi për ta kthyer edhe burgun ne pjese te vizituar.