Gjirokastër, ndalohen 13 klandestinë nga Siria dhe Afganistani

Vazhdon mbërritja e klandestinëve në kufiri me Greqinë në vendin tonë. Policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar së fundi 13 persona. 5 u ndaluan në asin Gjirokastër-Kakavijë, ndërsa 8 të tjerë u ndaluan te ‘Ura e Lumit’. Ata janë nga Afganistani dhe Siria. Në përfundim të kryerjes së procedurave këta shtetas u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.