Gjirokastër, nëna dhunon vajzën 7-vjeçare në shkollë, arrestohet nga policia

R.Murataj 35-vjeçe banuese në Gjirokastër është arrestuar nga policia pasi mesditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj 7-vjeçare me iniciale A.K. në ambientet e shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në prani të mësuesve.

Mësohet se 35-vjeçarja është e divorcuar nga bashëshorti me të cilin ka edhe një vajzë tjetër 10-vjeçare.

Motivet e ngjarjes janë të paqarta. Kanë qenë mësuesit që ndërhynë teksa nëna rrihte vajzën dhe më pas njoftuan policinë.