Gjirokastër, nis shërbimi i mamografisë për gratë dhe vajzat në spitalin ‘Omer Nishani’ (FOTO)

Spitali rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër ofron prej sot e tutje një shërbim të domosdoshëm për të gjitha gratë dhe vajzat; mamografinë. Ka përfunduar instalimi i pajisjes në pavionin e radiologjisë. Ky investim me vlerë rreth 120 mijë euro u njoftua në fillim të këtij viti nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite që ajo zhvilloi në spitalin e Gjirokastrës.

Kanceri i gjirit është një ndër kancerat me të shpeshta te gratë dhe është shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri, pas kancerit të mushkërive. Një në 8 gra është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Edhe përkundër përparimit të diagnostikimit dhe terapisë, kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjet. Por nëse ai diagnostifikohet në kohë mund të shërohet. Gratë dhe vajzat e qarkut Gjirokastër tashmë nuk kanë përse të udhëtojnë drejt Janinës apo Tiranës, pasi shërbimin e mamografisë mund ta gjejnë në spitalin ‘Omer Nishani’.