Gjirokastër, nis sot “Traku Fest”. Panair kulinarie, kinema verore dhe koncerte

trakuSot ngre siparin në Gjirokastër “Traku Fest”, një i event i përbërë nga shumë aktivitete dhe ngjarje, që pritet t’i rikthejnë qytetit të gurtë gjallërinë në mes të këtij sezoni turistik. “Traku Fest” nis në orën 19:00 në oborrin e shtëpisë së Skëndulatëve, ku do të hapet kinemaja verore, për shfaqje dokumentari dhe filmi artistik. Një orë më vonë në qafën e Pazaratit të Vjetër të qytetit do të çelet panairi i kulinarisë së jugut të Shqipërisë. Në orën 21:00 grupi muzikor “Lynx Band” do të performojë muzikë live po në zonën muzeale të qytetit. Nata vazhdon me performancën e Dj Lura në orën 22:30. Një numër i madh qytetarësh dhe kryesisht emigrantë, kanë ardhur në Gjirokastër për të ndjekur nga afër këto aktivitete.