Gjirokastër, nis trainimi i komisionerëve për zgjedhjet e 25 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) njoftoi sot se  nisi trajnimi i komisionerëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor(KZAZ). Edhe në Gjirokastër në ambjentet e Prefekturës nisi trajnimi i komisionerëve .

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje janë pjesmarrja 50 me 50 që do të thotë 50% janë anëtarë të rinj të KZAZ që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e menaxhimit të zgjedhjeve  për të cilët duhet trajnim i vecantë . KZAZ janë të formuara me 8 veta, 7 me të drejtë vote dhe 1 pa të drejtë vote ,ndërsa përbërja politike është si më poshtë: 3 i përkasin mazhorancës, dhe 3 opozitës  ndërsa anëtari i 7 përcaktohet mbi bazën e një shorti që është hedhur në KQZ ku KZAZ me numër cift anëtarin e kanë të opozitës ndërsa KZAZ me numër tek të mazhorancës.

Me këtë rast KQZ ripërsërit apelin ndaj partive politike që të ndikojnë tek komisionerët qe të marrin pjesë aktive në programin trajnues.