Gjirokastër, nuk i ndalon policisë në autostradë, 25-vjeçari kallëzohet në Prokurori

Një i ri nga Fieri është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Sipas policisë, shtetasi SH.C, 25 vjeç dyshohet se në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për kontrollin e dokumentacionit dhe lejen e drejtimit. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.