Gjirokastër, pacienti hidhet nga kati i dytë i spitalit dhe vdes. Aksident apo vetëvrasje?

Një pacient 63-vjeçar në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani” ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të godinës

Gëzim Malka quhet viktima, banor i fshatit Pacom. Ai kishte disa ditë i shtruar në kirurgjinë e këtij spitali.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të vërtetën nëse Malka ka rënë aksidentalisht apo është hedhur me vetëdije për t’u vetëvrarë.