Gjirokastër, PD-LSI ‘martohen’ sërish. Ish prefektja zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak

Zhvillime të vrullshme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Aleanca PD-LSI ka marrë sot drejtimin e Këshillit Bashkiak, duke bërë shumicën e votave, me vetëm një më shumë se PS. Me 16 vota pro, është shkarkuar Roland Karalli dhe në vend të tij është emëruar Mimoza Çomo. Po kështu janë shkarkuar dy nënkryetarët e këshillit, Ardian Hyska dhe Merita Isarai. Pas kalimit të Arben Rexhës te PS, kjo e fundit shkon në 15 këshilltarë. Ndërsa PD-LSI kanë shumicën me 16 këshilltarë.