Gjirokastër, PD nderon dëshmorët: Dje luftë për liri, sot luftë për demokraci

PD Gjirokastër ka nderuar sot dëshmorët me rasin e 5 Majit.

Kryetari Roland Bejko dhe këshilltarë të djathtë në Bashkinë e Gjirokastrës bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, si dhe në vendin ku prehen eshtrat e nacionalistëve.

Duke folur për mediat, kryetari Roland Bejko, tha se 5 Maji është një ditë reflektimi, teksa krahasoi luftën për çlirimin e vendit me përpjekjen e opozitës për zgjedhje të lira dhe siç tha ai për çlirim nga oligarkët.