Gjirokastër, përkujtohet 75 vjetori i betejës së Gërhotit. PD bën thirrje për rrëzimin e qeverisë

Është përkujtuar sot në Gjirokastër 75 vjetori i vrasjes së nacionalistëve nga pushtuesit italianë. Në ceremoni merrnin pjesë deputetët e PD-së, Tritan Shehu, Myslim Murrizi e Ervin Salianji. Në fjalën e rastit, Shehu tha se kjo ngjarje përkujtimore shërben për të lartësuar veprën e atyre që ranë për lirinë e Shqipërisë, ata që sakrifikuan jetën e tyre, por që fatkeqësisht më vonë familjet e tyre u dënuan dhe u persekutuan nga diktatura komuniste.

Ndërsa Roland Bejko, kreu i PD Gjirokastër bëri thirrje për të marrë fatet e vendit në dorë, njësoj siç u veprua në vitin 1992 apo në 2005. Dy organizatat politike të kohës, komunistët dhe ballistët, formacionet ushtarake të tyre, sulmuan instalimet fashiste në Gërhot për të grabitur armatimet dhe rezervat materiale të tyre. Në atë betejë pati shumë të vrarë.