Gjirokastër, policia arreston bariun nga Korça. Ishte dënuar me 25 vjet burg

Lazarat policiaRreth orës 15:00 , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  në bashkëpunim me Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, nënë kapjen e personit të shpallur në kërkim,shtetasit:

Lavdimir Ajce, 64 vjeç, lindur dhe banues në Bitinckë –Devoll, Korçë.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative,nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e këtijë personi në kërkim.

Kapja e tij është bërë në vendin e quajtur Peciak në Fushat e Fshatit  Asim Zeneli.

Ku ky person për t’i shpëtuar policisë kishte ardhur në Gjirokastër dhe ishte punësuar si bari tek një shtetas nga fshati Lazarat-Gjirokastër.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë,për veprat penale   “Vrasje me dashje” ,”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76,76-22 dhe 278/2  të Kodit Penal.

Ky shtetas është dënuar me vendim Gjyqësor të formës së prerë me 25 vjet heqje lirie.