Gjirokastër, policia arreston shoferin e dehur te ‘Ura e Lumit’

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, i cili drejtonte makinën në giendje të dehur. I arresruari është Andon Gogo, 47 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”, me targë AA 423 JR.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Drejtimi iautomjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” neni 291 i Kodit Penal.