Gjirokastër, policia asgjëson mbi 2 mijë rrënjë kanabis

policePolicia e Gjirokastrës vijon operacionet antikanabis. Së fundmi janë asgjësuar mbi 2 mijë rrënjë.

Bima narkotike ishte mbjellë në Malin e Dhëmblanit, ndërsa lartësia e saj varionte nga 20 në 1.50 metra.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të saj.

Gjatë këtij viti në territorin e Qarkut Gjirokastër janë asgjësuar më shumë se 50 mijë rrënjë kanabis sativa.