Gjirokastër, policia gjen ‘çokollatë’ kanabisi në Golem, shpallet në kërkim 53-vjeçari (FOTO)

71 kg kanabis janë gjetur në një shtëpi në Gjirokastër pas një operacioni të zhvilluar nga policia lokale. Në banesë jetonte një 53-vjeçar nga Saranda, J.K. i cili nuk ndodhej aty dhe u shpall në kërkim.

Plicia e Gjirokastrës njoftoi se operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë dhe u gjetën 71 kg lëndë narkotike kanabis e futur në disa thasë si dhe një sasi prej 54.5 gr në trajtën e pluhurit, “çokollatë” kanabisi.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe  u bë shpallja në kërkim e shtetasit: J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë. Tani po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.