Gjirokastër, policia kap me kanabis në Virua një të ri nga Lazarati

Një i ri nga Lazarati është proceduar penalisht në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi gjatë një kontrolli policor në Virua iu gjet me vete 4 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. Ai është 21-vjeçari me inicialet J.M. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.

Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.M, vjeç 21, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në Virua, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.