Gjirokastër, policia ndalon 45-vjeçarin pasi dhunoi ish- bashkëshorten

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga Seksioni i Krimeve  në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  është bërë i mundur ndalimi i shtetasit:

Dhimitër  Kromidha , 45 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi: Rreth orës 13:30 ka shkuar në një lokal në lagjen  “18- Shtatori”, në të cilin ishte punësuar si kamariere ish-bashkëshortja  e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale  “Dhunë në familje”  të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.