Gjirokastër, policia zbardh vjedhjen e karburantit

policia-gjirokaster_dielli.al_Në ambientet e burgut të Bënçës në Tepelenë, nga ana e Specialisëve për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë Gjirokastër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  Nr. 19 , datë 19.01.2016  në ngarkim të shtetasit Iljaz Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Ky shtetas ndodhet në burgun e Bënçës  për veprën penale ‘’Kanosje me armë’.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e siguris ‘’Arrest me burg’’, pasi më datë 28.05.2014 ky shtetas ka vjedhur me armë xhiron ditore ne karburantin e  shtetasit SH.A, 76 vjeç, banues në fshatin Lazarat.