Gjirokastër, pranga për taksistin që tentoi të korruptonte policin me 1 mijë lekë

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Zaim Beqaj, 38 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.

Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka ofruar një prerje 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.