Gjirokastër, prezantohet trajneri i ri i Luftëtarit, Hasan Lika

Luftëtari ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës së futbollit, Hasan Likën. Specialisti I njohur shqiptar zë vendin e dy trajnerëve të huaj.
Disfata në “Selman Stërmasi” ishte fundi I durimit.
Luftëtari nuk e ka më trajnerin Luis Kurbelo, dhe kjo vetëm pak ditë pas largimit të ish-drejtuesit tjetër të skuadrës, Luis Fernandez.
Në krye të skuadrës është tashmë një emër I njohur shqiptar si Hasan Lika.
Ish-drejtuesi I Partizanit, Teutës apo Kukësit, u prezantua nga presidenti Grigor Tavo, dhe tregoi arsyet se përse pranoi ofertën.
Shefi I klubit, Gentian Nora, dëshiron të japë një sqarim për mënyrën sesi u larguan trajnerët e huaj.