Gjirokastër, protesta bën bashkë simpatizantët e PD-së dhe LSI-së

Rreth 400 simpatizantë të Partisë Demokratike nga Gjirokastra janë nisur sot në mëngjes drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Transporti i tyre është siguruar me autobusa dhe automjete të tjera private. Krahas mbështetësve të PD-së drejt Tiranës janë nisur edhe mbështetës të LSI-së, rreth 200 vetë. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, dy partitë janë bashkë në një koalicion opozitar, koalicion që pritet të konsolidohet më shumë me afrimin e zgjedhjeve lokale.