Gjirokastër, Rama paralajmëron shkarkimin e dy drejtorëve (Emrat)

Mjeku Përparim Muço, i cili zuri vendin e Krenar Kullës në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër, duket se nuk do të vazhdojë të jetë më në këtë detyrë. Kryeministri Rama ka komunikuar sot vendimin e tij për shkarkimin e të gjithë drejtuesve të spitaleve dhe shëndetit publik në vend.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi-menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha kryeministri gjatë një takimi me drejtues të spitaleve në vend.

Pritet që nga ky vendim i tij të preket edhe Shpëtim Novi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik në Gjirokastër.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet procesi i konkursve për këto poste, por edhe për të tjera, siç është ai për kreun e Hipotekës, për të cilin Rama njoftoi se do të zgjidhet me konkurs.

/ArgjiroLajm.net/