Gjirokastër, reshjet e shiut dëmtojnë dhe përmbytin banesën

pwembReshjet e një dite më parë me intesitet të lartë, kanë sjellë përmbytjen e një banese pronë e familjes Rrapi, e cila është ndërtuar 15 vite të shkuara në një nga zonat që ka marrë shtrirje vitet e fundit në qytet tek Kodra e Shtufit. Intensiteti i lartë i reshjeve, ka vënë përpara, materiale të shumta inerte duke bërë që dhe trupi i rrugës që pritej të rehabilitohej në këtë zonë të dëmtohet dhe uji të depërtojë në mjediset e brendshme të kësaj banese për shkak dhe të pozicionit. Për të dalë uji dhe balta u punua gjatë gjithë natës nga mjetet e shërbimit zjarrëfikës, policisë dhe fqinjve të tyre ndërkohë që u hapën muret e verandës për të nxjerrë ujin, baltën e zhavorrin. Familja Rrapi me 6 anëtarë ka apeluar për ndihmë pasi të ardhurat e tyre janë vetëm një pension dhe nuk janë të punësuar. Sipas pjesëtarve të kësaj familjeje shkak për këtë situatë janë bërë punimet në këtë segment pranë banesës. Ata kanë kërkuar mbështetje nga pushteti lokal dhe biznesi pasi gjendja e tyre ekonomike është shumë ë vështirë.