Gjirokastër, Robert Lili është drejtori i ri i OSHEE-së që zëvendëson Sokol Ferunin?

Pak pas largimit të Sokol Ferunit nga drejtimi i njësisë rajonale të OSHEE-së në Gjirokastër, mësohet emri i përfolur si pasuesi i tij. Ai është Robert Lili nga Tirana. Ndonëse deri më tani s’ka ende një njoftim zyrtar për të, Lili është një prej atyre kandidaturave që kanë fituar konkursin për drejtues rajonal të OSHEE-së. Nëse do të bëhet zyrtarizimi i tij, Robert Lili bëhet në këtë mënyrë drejtuesi i dytë i ‘importuar’ në Gjirokastër, duke ngritur kështu shumë pikëpyetje se përse nuk bëhen emërime apo përzgjidhen në konkurs njerëz nga radhët e atyre që jetojnë këtu. Megjithatë mbetet të shohim se si do të rrjedhin gjërat në ditët e ardhshme.

Kreu i ri i OSHEE, gjirokastritët e pakënaqur: Po importojmë drejtorë (Emri)