Gjirokastër, s’ka legalizim për ndërtimet në zonën muzeale

Ekspertët e ALUIZNI-t në Gjirokastër nuk kanë kaluar në proces legalizimi aplikimet e bëra në zonën e mbrojtur muzeale. Kjo pasi ligji e ndalon kategorikisht legalizimin e tyre. Gjithashtu janë bllokuar edhe objektet e ndërtuara pranë kulteve fetare, ato që nuk respektojnë kufijtë me rrugët nacionale apo lumenjtë. Prej vitit 2006 e deri sot në Gjirokastër janë kryer 2260 legalizime nga të cilat 1950 prej tyre i përkasin 4 viteve të fundit. Aplikimet dhe kërkesat për legalizim kanë qënë të shumta, sidomos nga banorët e njësisë administrative Lazarat, por ka pasur edhe nga njësitë e tjera.