Gjirokastër, studentët e shkencave të natyrës zhvillojnë orë mësimore në masivet që rrëshqitën te ‘Kodra e Shtufit’ (VIDEO)

Profesori i Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin e Gjirokastrës Niko Rogo e zhvillon orën mësimore me studentët në mjedis të hapur, në masivet që rrëshqitën dy ditë më parë në një lagje në Gjirokastër. Profesor Rogo u tha gazetarëve se ndërtime të tilla në terrene janë mjaft problematike. Banorët e një pallati që u pushtua në katet e poshtme nga dherat janë evakuar. Në disa zona në Gjirokastër ka rreziqe rrëshqitjesh banesash ndërsa dëmet e mëdha të përmbytjeve përfshinë veçanërisht infrastrukturën rrugore. Bashkia e Gjirokasters i kerkoi qeverise të shpallë gjendjen e pjeshme te emergjences por deri tani nuk ka ende nje reagim nga autoritetet qendrore.