Gjirokastër, studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ aktivitet sensibilizues për fëmijët me sindromën down

Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down një grup studentësh të Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës organizuan një aktivitet sensibilizues për fëmijët e prekur nga kjo sindromë. Nën moton ‘Unë jam si ju. ‘Më përkrah sot, që nesër të jem i pavarur’, studentët kishin çelur një ekspozitë me piktura të përgatitura nga vetë fëmijët. Pjesë e eventit ishin drejtues të institucioneve vendore. Synimi i organizimeve të tilla është integrimi në komunitet i personave me sindromën down. Pikturat janë në shitje dhe të ardhurat që do të mblidhen prej tyre do t’i dhurohen Qendrës së Autizmit për blerjen e mjeteve didaktike.