Gjirokastër, Tritan Shehu tregon me gabime drejtshkrimore një histori nga “Rilindja”

Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka zhvilluar sot takime me tregtarë të Gjirokastrës.

I shoqëruar nga kandidatja tjetër, Mimoza Çomo, Shehu ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tregtarëve, ndërkohë që në faqen e tij në Facebook tregon historinë e një zonjë.

As kësaj here, Shehu nuk harron të bëj gabime drejtshkrimore në ato që shkruan, njësoj si në postimet e para disa ditëve kur ishte në Athinë.

Më poshtë postimi i tij i plotë.

Histori nga “Rilindja”

Zonjen Shkurti e takova perseri por kete here jo me si arsimtare e nderuar me 25 vjet eksperienc dhe ne perkushtim te brezave te rinj,por ne tregun qe vetem treg nuk mund te quhet te Gjirokastres, e takova te hedhur ne rruge nga “rilindja”, e zevendesuar per interesa partiake me justifikime qesharake

pas nje eksperience 25 vjecare,e kualifikuar me dy diploma, e gjeti veten ne mes te kater rrugeve,edhe sot e lene ne harrese ajo tregon force e vendosmeri per te punuar ndershmerisht e siguruar buken e gojes,edhe pse ne kushte te mjerushme e me taksa mbytese ajo perseri jep maksimumin e saj…

#25 Qershori➡Republika Re

/Libohova Online/