Gjirokastër, zjarr te kompleksi “Shehu” (FOTO)

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”. Siç shihet në foto flakët kanë përfshirë katin e fundit të kompleksit “Shehu”. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Mësohet se ka vetëm dëme materiale. Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.