Gjirokastër, zv.ministrja e Mjedisit ‘kërcënon’ me gjoba kryetarët e bashkive që nuk pastrojnë mbetjet urbane

Në Gjirokastër u organizua sot Forumi i tretë për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane. Zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Cuçi u shpreh se qëllimi i këtyre takimeve të cilat do të vijojnë në të gjithë vendin, është të thithen mendimet e aktorëve dhe faktorëve për menaxhimin më të mirë të mbetjeve urbane. Sipas Çuçit është miratuar një VKM që tregon se cila është metodologjia që duhet zbatuar nga të gjitha bashkitë për të nxjerrë koston e vërtetë të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane. Ajo tha se nuk mund të vazhdohet më me tarifime sipas dëshirës së bashkive. Më tej zv.ministrja Çuçi kërkoi nga inspektorët e mjedisit të gjobisin çdo kryetar bashkie apo kompani që nuk pastron plehrat në zonat e tyre.