Gjirokastra bëhet me teatër të ri, flasin aktorët: Për ne ka qenë një ëndërr, deri më tani kemi pasur një teatër që kryeministri e quante frigorifer (VIDEO)

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër po rikonstruktohet. Punimet kanë nisur disa muaj më parë dhe janë afër përfundimit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër ka publikuar pamjet nga kantieri. Në video flasin edhe regjisori Vasillaq Cuklla dhe aktori i ri Aleksandër Kondi.

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër po rilind dita ditës pas restaurimit të munguar për vite me radhë. Brenda pak kohësh aktorët dhe publiku do të kenë një hapësirë dinjitoze. Kush ka qenë qoftë edhe njëherë të vetme në këtë teatër e ka parë se në çfarë gjendje ishte dhe se sa emergjente ishte nevoja për ndërhyrje. Atë që themi ne e bëjmë, por edhe në ato raste kur diçka nuk finalizohet dimë të kërkojmë ndjesë e të japim një shpjegim. Por mos më thoni se kemi të krahasuar me ata që kur ishin në pushtet rrënuan dhe bënë rrëmujë gjithçka. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Më 25 prill nuk vendoset thjesht për një palë zgjedhje të radhës dhe nuk është mandati i tretë qëllim në vetvete, por zgjedhim se në duart e kujt do ta lemë vendin. Kthimi prapa do të ishta fatal.”, shkruan Çuçi në faqen e tij.