Gjirokastra feston sot 10 vjetorin në UNESCO

cerciz-topulliGjirokastra feston sot 10 vjetorin në UNESCO. Ky përvjetor është shoqëruar me aktivitet të shumta organizuar nga Bashkia e qytetit dhe organizatat per ruajtjen e vlerave te Gjirokastres.

Pas një sër përpjekjes në korrik të vitit 2015, Gjirokastra u përfshi në organizatën botërore të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Përgjatë këtyre 10 viteve në këtë organizatë, Gjirokastra ka njohur shumë ndryshime, të cilat kanë ndikuar për rritjen e numrit të turistëve.

Sot Gjirokastra nuk është më në atë pikë kritike të para 10 viteve, por sërish mbetet shumë për t’u bërë. Pak ditë më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro konfirmoi një lajm të mirë që falë menaxhimit të deritanishëm, Gjirokastra dhe Berati janë hequr nga lista e trashëgimisë botërore në rrezik.

Gjirokastra dhe Berati ishin vënë nën monitorim të rreptë nga UNESCO-s për shkak të ndërtimeve ilegale, të cilat po çonin në degradim dy qendrat historike. Megjithatë ende sot ka monumente në rrezik shembje. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, presidenti turk Erdogan ka premtuar një fond të vecantë për restaurimin e shumë banesave gjirokastrite. 

gjirokaster-655x356