Gjirokastra hyn në ‘zonën e kuqe’, 4 raste të reja me koronavirus

Vijon të rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Gjirokastër. Mbrëmjen e sotme janë konfirmuar edhe 4 raste të reja. Burimet thonë se mes të infektuarve është edhe një ish-zyrtar në nivelet drejtuese në instucionet lokale. Ai ka qenë ditët e fundit i pranishëm edhe në zyrat e Bashkisë Gjirokastër, por nuk dihet nëse ka patur kontakte të afërta me njeri apo jo. Ndërkohë autoritet shëndetësore vijojnë të bëjnë tamponë në kontaktet e tjera të personave të infektuar.